LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Kushtetutës, Osmani bashkëbisedon me profesorë të katedrës kushtetuese

Në Ditën e Kushtetutës, Osmani bashkëbisedon me profesorë të katedrës kushtetuese

Me ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu është mbajtur një bashkëbisedim me profesorë të katedrës kushtetuese të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ky bashkëbisedim është bërë për ta shënuar Ditën e Kushtetutës.

Presidentja Osmani me këtë rast ka falënderuar profesorët për punën të cilën ata e bëjnë çdo ditë në edukimin e brezave të rinj të juristëve.


“Qytetarët kanë nevojë t`u dëgjojnë ju të flisni për aspekte të Kushtetutës. Mendimi juaj profesional është i rëndësishëm. Ndaj e kam shfrytëzuar javën e parë të punës sime për të bashkëbiseduar me ju në funksion të afirmimit të rëndësisë së Kushtetutës dhe zbatimit të saj”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani iu ka ofruar bashkëpunim profesorëve dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se dera e Presidencës është e hapur për t`i konsultuar ata për procese të rëndësishme për vendin.

Pjesëmarrësit në bashkëbisedim e falënderuan Presidenten për ftesën, ngase sipas tyre është hera e parë që ftohen për një bashkëbisedim të tillë nga niveli më i lartë shtetëror.

Sipas tyre, procesi i zgjedhjes së Presidentes, paraqet model të zgjedhjes kushtetuese të presidentit të vendit.

Sipas njw komunikate tw Presidencws, në këtë kontekst, ata theksuan se është me rëndësi që Presidenca të garantojë stabilitet kushtetues për të gjitha institucionet.

Në të njëjtën kohë, profesorët kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Presidenten për tema, të cilat kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori