Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar dy kadetët e FSK-së, që diplomuan sot në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani ka shkruar se sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë.
“Këta vajza dhe djem po i dëshmojnë të gjithë botës që puna, zelli e përkushtimi shpërblehen gjithmonë. Këta të rinj po na e zbardhin fytyrën e po e ngrisin shtetin tonë në piedestal”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Sot, dy kadetë oficerë të Republikës së Kosovës, Kadet Ilirianë Bunjaku dhe Kadet Ardit Deliu diplomuan nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, njëra prej akademive ushtarake më prestigjioze në botë.
Sot, Nëntoger Ilirianë Bunjaku u nderua me nderin më të lartë, me çmimin “Shpata Internacionale”, që jepet për kadetin më të mirë ndërkombëtar.
Kjo është dëshmi e përformancës së saj superiore në të gjitha fushat, përsfshirë rezultatet akademike, shkathtësitë ushtarake, shkathësitë në lidership, përgatitje fizike, etj.
Sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë. Këta vajza dhe djem po i dëshmojnë të gjithë botës që puna, zelli e përkushtimi shpërblehen gjithmonë. Këta të rinj po na e zbardhin fytyrën e po e ngrisin shtetin tonë në piedestal.
Vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre. Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt. Ata janë një nga shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë.
Urime Kadet Bunjaku dhe Kadet Deliu – në rrugëtimin tuaj ushtarak, qofshi gjithmonë faqebardhë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?