LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq pretendon se kishat serbe në Kosovë janë të ekspozuara ndaj sulmeve dhe përdhosjeve

Petkoviq pretendon se kishat serbe në Kosovë janë të ekspozuara ndaj sulmeve dhe përdhosjeve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kohëvetë fundit, një numër i madh e kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara ndaj sulmeve dhe përdhosjeve.

Një pretendim të tillë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Petkoviq e ka bërë gjatë një bisede që ka pasur me Patrijarkun Porfirio.

“Sulmet ndaj faltoreve tona kanë për qëllim dëbimin e popullit serb nga vatrat shekullore, fshirjen e të kaluarës dhe shpirtërore, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të vazhdimësisë historike të popullit dhe shtetit serb në Kosovë”, citohet të ketë thënë Petkoviq.


Po sipas mediave serbe, Petkoviq informoi patriarkun për situatën aktuale të sigurisë dhe pozicionin e popullit serb në Kosovë, dhe të dy, siç u njoftua nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë, ranë dakord se ishte e paçmuar që Kisha dhe Shteti “të punonin” së bashku për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë.

Siç thuhet më tej, vëmendje e veçantë në bisedë iu kushtua bashkëpunimit për mbrojtjen dhe rinovimin e manastireve dhe kishave ortodokse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori