Bota që vazhdon të luftojë pandeminë dhe të përballet me sfidat e sistemeve dhe institucioneve të rrënjosura për një kohë të gjatë, nuk ka gjasa të ndjejë lehtësim në 20 vitet e ardhshme, sipas një raporti të ri nga analistët e zbulimit amerikan.
Ata parashikojnë se institucionet dhe sistemet që kanë mbizotëruar në skenën globale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore do ta kenë të vështirë t’u përgjigjen “sfidave globale” përfshirë ndryshimin e klimës, sëmundjet, krizat financiare dhe teknologjinë gjithnjë në avancim.
“Këto sfida do të vënë në provë në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e rimëkëmbjes dhe përshtatjes së komuniteteve, shteteve dhe sistemit ndërkombëtar, shpesh duke e tejkaluar kapacitetin e sistemeve dhe modeleve ekzistuese”, paralajmëron raporti, duke shtuar se disa nga zhvillimet “mund të jenë katastrofike”.
Vlerësimi kryesisht pesimist është pjesë e Prirjeve Globale 2040, një raport që hartohet çdo katër vjet nga Këshilli për Zbulimin Kombëtar.
Dhe ndërsa këtë vit ai parashtron disa skenarë, sipas së cilëve demokracitë si ajo e Shteteve të Bashkuara, rimëkëmben dhe forcohen, raporti paralajmëron se kjo nuk do të ndodhë, nëse nuk gjejnë më parë mënyrat se si të përballojnë probleme edhe më të vështira dhe të vazhdueshme.
“Pandemia COVID-19 i ka kujtuar botës se sa e brishtë është dhe tregoi rreziqet që vijnë nga nivelet e larta të ndërvarësisë. Sistemi ndërkombëtar nuk është i ndërtuar në mënyrë të përshtatshme për të përballuar sfidat e ndërlikuara globale”, thuhet në raport.
Një nga sfidat më kritike të identifikuara në raport është ndryshimi i klimës, që pritet gradualisht të intensifikohet gjatë dy dekadave të ardhshme dhe t’i bëjë të gjitha vendet objekt të temperaturave më të larta, ngritjes së nivelit të deteve dhe motit më ekstrem, si uraganët, tornadot dhe përmbytjet.
Vendet e varfra dhe në zhvillim do të jenë ato që kanë gjasa më të mëdha të vuajnë dhe paaftësia e qeverive të tyre për t’u përshtatur dhe përgjigjur, mund të rezultojë në valë të reja imigracioni.
Si rrjedhim, sipas raportit, kjo do të konsumojë burimet dhe aftësitë e vendeve të destinacionit.
Një shqetësim tjetër kritik është prirja në rritje e vendeve që të reagojnë ndaj një bote gjithnjë e me më shumë komunikim dhe të përparuar teknologjikisht, duke e distancuar veten.
Bota është “njëkohësisht e lidhur përmes teknologjisë dhe e fragmentuar në drejtime të ndryshme”, paralajmëron raporti.
“Komunitetet janë gjithnjë e më shumë të përçara ndërsa njerëzit kërkojnë të gjejnë siguri tek grupet që mendojnë si ata, mbështetur tek identitete të përcaktuara ose të reja”.
Kjo prirje ushqehet nga përhapja e teknologjive si inteligjenca artificiale, që do ta bëjnë më të lehtë për qeveritë, organizatat dhe madje edhe bizneset që të ndikojnë tek opinion publik, qoftë me fushata informimi, ashtu edhe operacione dezinformimi.
“Media e menjëhershme, e ngritur me qëllime të caktuar apo sintetike, mund ta shtrembërojë edhe më shumë të vërtetën dhe realitetin, duke destablizuar shoqëritë në përmasa dhe shpejtësi shumë herë më të madhe sesa sfidat aktuale të dezinformimit”, thotë raporti.
Analistët thonë se një faktor tjetër që do to ndikojë tek transformimi i botës gjatë 20 viteve të ardhshme, është rivaliteti global mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“Rivaliteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka gjasa të përcaktojë parametrat e gjera të ambientit gjeopolitik në dekadat e ardhshme, duke u imponuar aktorëve të tjerë zgjedhje të vështira”, thuhet në raport.
Në skenarin më optimist, analistët e zbulimit parashikojnë epërsi për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre demokratë, pjesërisht sepse kundërshtarë si Kina dhe Rusia dobësohen nga kontrolli në shoqëri që ka paralizuar novacionin.
E ashtuquajtura “Rilindje e Demokracive” nënkupton një Perëndim që përparon falë teknologjisë së avancuar, rritjes ekonomike dhe shtimit të të ardhurave, që zbusin tensionet shoqërore.
Por analistët parashikojnë gjithashtu skenare sipas së cilave, Kina mund ta konsolidojë veten si një fuqi kryesore në mos dominuese, dhe në të cilat bota është e fragmentuar, e mbizotëruar nga fuqitë rajonale “të përqendruara tek mbështetja tek vetëvetja, aftësia ripërtëritëse dhe mbrojtja”.
Në një nga skenarët më pesimiste, mungesat ushqimore dhe përhapja e gënjeshtrave, shkaktojnë valë dhune dhe përmbysin udhëheqës dhe regjime në gjithë botën, duke sjellë si rezultat një zhvendosje radikale në shpërndarjen e mirëqenies dhe burimeve. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos