LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me udhëheqësit e bashkësive fetare, diskutojnë për festat në kohë të pandemisë

Pendarovski në takim me udhëheqësit e bashkësive fetare, diskutojnë për festat në kohë të pandemisë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim krerët e bashkësive fetare në Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, në këtë takim është diskutuar në lidhje me festën e Bajramit, muajin e Ramazanit dhe festën e Pashkëve, në kushte të pandemisë dhe masave të reja kufizuese.


“Presidenti në takim ka thënë se roli i udhëheqësve fetarë është shumë i rëndësishëm në gjendjen e tanishme, si dhe përmendi bashkëjetesën si parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe avancimin e vendit”.

“Udhëheqësit e bashkësive fetare bënë thirrje tek besimtarët për kujdes dhe sjellje të përgjegjshme, respektim serioz të masave dhe rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, si dhe për vaksinim të tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqësi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefan, reisi i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, kryepeshkopi Kiro Stojanov, si dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Darijan Sotirovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori