Ish-komisionerja e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve (KQZ), Flutura Beqiri, është deklaruar fajtore për falsifikim të rezultatit të votimit në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, e akuzuara Beqiri deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se është penduar për veprimin e bërë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurori Buzhala tha se nuk kundërshton pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës, meqenëse sipas tij një pranim i tillë ka mbështetje në prova në të cilat mbështetet edhe aktakuza.Më pas, gjykatësi Drilon Haraçia e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës, derisa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar që të bëhet më 8 prill, duke filluar nga ora 11:30.Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 26 shkurt të këtij viti, Flutura Beqiri po ngarkohet me veprën penale “falsifikimi i rezultatit të votimit” nga neni 219, paragrafi 2-1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2017, në shkollën fillore “Isa Boletini” në Komunën e Rahovecit, pas mbylljes së vendvotimeve pas orës 19:00, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e saj lidhur me zgjedhjet, ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.
Tutje sipas aktakuzës, ajo këtë e ka bërë në atë mënyrë që ditën kritike, e cila ishte e autorizuar nga KQZ si kryesuese e komisionit zgjedhor në vendvotimin që gjendej në shkollën “Isa Boletini”, pikërisht pas numërimit të votave në Formularin e Rezultateve të Kandidatëve, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka regjistruar në mënyrë jo të saktë brenda një subjekti politik ka hequr votat e disa kandidatëve dhe ka shënuar disa kandidatë tjerë, duke regjistruar në mënyrë jo të saktë 158 vota, prej tyre 96 vota të shtuara dhe 62 vota të hequra, më ç’rast gjithsej 158 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm brenda subjekteve politike për zgjedhjet lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë