LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj dhe Sin Boy shijojnë pushimet pranverore në Vlorë

Rina Balaj dhe Sin Boy shijojnë pushimet pranverore në Vlorë
Foto: Rina Balaj/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, dhe i dashuri i saj, reperi Sin Boy, janë duke shijuar së bashku disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.


Dyshja, të cilët janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, kanë ndarë me ta disa prej momenteve të këndshme që po i shijojnë së bashku atje.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Ka qenë Rina, ajo e cila ka publikuar disa fotografi, ku fillimisht ka shfaqur një gjethe në formë zemre pranë shtratit ku pushonte i dashuri i saj, e më pas të njëjtën e ka fotografuar edhe në ambientet e jashtme.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Çifti të cilët aktualisht po shijojnë pushimet në Vlorë, kanë qenë shpesh të diskutuar në media për paraqitjet e tyre dhe projektet e përbashkëta.

Rina ndërkohë është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bad Rosita”, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/