LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Franca, aleat i rëndësishëm i Kosovës

Kurti: Franca, aleat i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast kryeministri Kurti ka shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19.


Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Butel edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë.

Në takim u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi. /Telegrafi/