LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny u transferua në spital

Alexei Navalny u transferua në spital

Avokatja e Alexei Navalnyt konfirmoi se opozitari rus u transferua në repartin e spitalit të burgut për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe se u testua për coronavirus.

Olga Mihailova tha se një anëtar i ekipit të tij ligjor ka takuar sot opozitarin rus dhe se ishte “në një gjendje mjaft të rëndë”, raporton theguardian.

Navalny njoftoi ditë më parë se ka hyrë në grevë urie sepse, siç thotë ai, atij iu refuzua një vizitë tek mjeku personal. Siç është thënë, nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me trajtimin e tij.


Në një letër që u dërgoi avokatëve të hënën, Navalny deklaroi se kishte temperaturë prej 38.1 dhe se tre nga 15 shokët e dhomës në burg dyshohet se kishin prekur tuberkulozin.

Ai aktualisht po vuan dy vjet e gjysmë burg me akuzat e përvetësimit, të cilat tha se ishin hakmarrje për kundërshtimin politik ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/