Masat e reja në Maqedoni do të lënë pa të ardhura 30 mijë të punësuar në gastronomi
Sektori i gastronomisë në Maqedoninë e Veriut kërkon nga qeveria ndihmë financiare për përballje me pasojat, pas vendimit të ekzekutivit për të mbyllur objektet e gastronomisë si pjesë e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Sipas vlerësimeve të Shoqatës së gastronomisë, rreth 30 mijë persona që punojnë në këtë sektor do të mbeten pa të ardhurat mujore.
“Ne kuptojmë nevojën për të miratuar masa të reja kufizuese që duhet të çojnë në përmirësimin e kushteve shëndetësore. Por, në të njëjtën kohë, ne apelojmë që është e nevojshme që paralelisht me këto masa të jepet edhe ndihmë e veçantë financiare për subjektet, të cilat, për shkak të vendimit të mbylljes do të mbeten pa asnjë të ardhur. Mbështetja financiare është e nevojshme për të siguruar një ekzistencë themelore dhe për të mos humbur vendet e punës”, thuhet në reagimin e Odës së Turizmit dhe Ushqimit.
Mihail Misev, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve në Ohër, thotë se bizneset do të respektojnë masat pasi nuk kanë opsion tjetër, por ndërkohë kërkon ndihmë nga shteti pasi në të kundërtën, ai thotë se gastronomët do të detyrohen të vazhdojnë me pushime nga puna të punëtorëve apo edhe mbylljen e lokaleve.
“Sektori jonë është më i godituri nga këto masa të qeverisë. Çfarëdo mase që është miratuar deri më tani, ne kemi qenë ata që kemi pësuar më së shumti. Kërkojmë zgjidhjen e problemeve, kërkojmë ndihmë që të mbijetojmë pasi nuk ka mbetur zgjidhje tjetër pos të mbyllim bizneset”, thotë Misev.
Erhan Papraniku, pronar i një restoranti në Strugë, thotë se po përballet me vështirësi të madhe në punën e tij, pasi ende nuk ka marrë ndihmat e premtuara nga qeveria për muajt shkurt dhe mars.
“Ne jemi të vetëdijshëm me gjendjen dhe e prisnim këtë gjë, por ne jemi ata që të do pësojmë më së shumti, do të humbim mjete dhe punëtorë. Ne ende nuk kemi marr ndihmat për muajt shkurt dhe mars. Humbjet do të jenë të mëdha pasi vështirë se këtë sezon do të kemi turistë. Sigurisht se duke marr një hap të tillë, ata duhet të mendojnë se ka nevojë për një ndihmë pak më të madhe për hotelet dhe restorantet”, thotë Papraniku.
Nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka thënë se masat do të godasin bizneset, por se miratimi i tyre ishte i domosdoshëm për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike, por edhe për shkak të festave fetare pasi të dhënat e kësaj ministrie flasin se pikërisht gjatë këtyre festave, vitin e kaluar kishte më shumë të infektuar me koronavirusin e ri.
“Jemi të vetëdijshëm se masat që i miratuam janë më restriktive dhe ne me vetëdije të plotë i miratuam ato, që festat t’i kalojmë të gjithë së bashku në qetësi, që të mos përballemi me situatë kur të afërmit tanë dhe tuaj të jenë të sëmurë ose larg qoftë të humbin jetën nga virusi. Prandaj, duhet të jeni të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhemi”, ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.
Nga Ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur se mbështetje nuk do të mungojë, por institucionet presin mirëkuptim dhe bashkëpunim për tejkalimin e gjendjes së rënduar epidemiologjike.
“Mbështetja do të vazhdojë sikur edhe në periudhën tjetër. Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të krijojë masa për të mbështetur sektorin. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti i qytetarëve”, ka shkruar në Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Institucionet presin ndërkohë edhe miratimin e Pakos së pestë të masave ekonomike që parasheh ndihmë për bizneset në shlyerjen e detyrimeve ndaj punëtorëve për muajt shkurt dhe mars.
Mbyllja e ekonomisë për shkak të pandemisë, që nga marsi i vitit të kaluar, ka bërë që rreth 18 mijë persona të humbin vendet e punës, por jo zyrtarisht, ky numër arrin deri në 50 mijë persona. Qeveria gjatë kësaj periudhe ka miratuar masa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, në vlerë prej më shumë se një miliard euro./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës