LAJMI I FUNDIT:

Gafa e televizionit kroat në programin e Pashkëve – reagime ndaj asaj që kishin shkruar në fund të ekranit

Gafa e televizionit kroat në programin e Pashkëve – reagime ndaj asaj që kishin shkruar në fund të ekranit

Radiotelevizioni kroat ka transmetuar Meshën drejtpërdrejtë nga Vatikani edhe këtë Pashkë, si dhe fjalimin tradicional të Papës drejtuar besimtarëve të Urbi et Orbi.

Por në këtë të fundit, siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ata bënë një gabim – në vend të “Urbi et Orbi”, në ekran shkruhej “Ubi et Orbi”.


Urbi et Orbi (‘për në qytetin [e Romës] dhe për botën’) tregon një adresim papal dhe bekim apostolik të dhënë nga papa në disa raste solemne.

Ndërsa nëse përkthehet ajo çfarë ishte shkruar nga televizioni kroat – sigurisht aksidentalisht – “Ubi-j [në kroatisht: vrasje] et Erbi” – gjë që ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke nxitur edhe reagime.

Ndryshe, në mesazhin e tij, Papa tradicionalisht adreson problemet e botës dhe bën thirrje për paqe.

Në këtë mesazh, Papa Françesku u bëri thirrje shteteve që të përshpejtojnë vaksinimin, veçanërisht në vendet e varfra, dhe i quajti konfliktet e armatosura dhe alokimet ushtarake – si skandalet gjatë pandemisë.

Për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së coronavirusit, aktivitetet papale të Pashkëve janë kufizuar në tubime të vogla përpara altarit anësor të Bazilikës së Shën Pjetrit, në vend të atyre të mëparshme para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin me të njëjtin emër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori