LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore: Nëse nuk përjashtohet Adrian Kastrati nga UP-ja ne do t’ia pamundësojmë ta mbajë mësimin

Demokracia Studentore: Nëse nuk përjashtohet Adrian Kastrati nga UP-ja ne do t’ia pamundësojmë ta mbajë mësimin
Foto: Arkiv

Demokracia Studentore ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës ta përjashtoj profesorin Ardian Kastrati, i cili sipas tyre ka përdorur gjuhë seksiste dhe denigruese në një postim të tijin publik në rrjetin social Facebook.

Demokracia Studentore përmes një njoftimi për media thekson se nëse nuk përjashtohet Adrian Kastrati nga UP-ja, ata do t’ia pamundësojnë ta mbajë mësimin.

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës
Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës

“Universiteti i Prishtinës nuk duhet të lejoj një profesor që përdor gjuhës seksiste dhe degraduse ndaj gjinisë femërore, ne si organizatë kërkojmë nga rektorati që urgjentisht të merr masa ndaj këtij profesori dhe ta përjashtoj nga të gjitha funksionet në universitetin e Prishtine por nëse rektorati hesht dhe nuk merr masa ne do t’ia pamundësojmë mbajtjen e mësimit duke e bllokuar hyrjen e fakultetit ku ai mban mësim, çfarë mësimi munden të marrin studentet nga një profesor i tillë?”.


Ndryshe, mbrëmë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, ka përdorur një shkrim satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konica.

Edhe pse në shkrim nuk përmend emra, dhe nuk është aq i sqaruar, është ndërlidhur me peshën trupore nëpërmjet vargjeve të Konicës, që ndërlidhet me Osmanin.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””,  ka shkruar Kastrati.

Por, ndaj tij ka pasur reagime të ashpra, pasi e kanë konsideruar bullizëm dhe të ulët shkrimin e tij.

Në rrjetin social Facebook, ka pasur me dhjetra komente kundër Kastratit. /Telegrafi/