LAJMI I FUNDIT:

Urimi i ambasadorit italian për Vjosa Osmanin: Italia do ta mbështes rrugën euro-atlantike të Kosovës

Urimi i ambasadorit italian për Vjosa Osmanin: Italia do ta mbështes rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.

Orlando përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Italia mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.


“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, dhe të popullit të Kosovës. Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin midis vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/