LAJMI I FUNDIT:

Dihen detaje të reja në lidhje me modelet e reja më të lira të iPhone

Dihen detaje të reja në lidhje me modelet e reja më të lira të iPhone

Në mes të pandemisë së vitit të kaluar, Apple prezantoi një gjeneratë të re të pajisjeve iPhone SE që sollën teknologji dhe pajisje të reja dhe moderne në modelin e vjetër dhe provuan të ishin mjaft të popullarizuara në mesin e përdoruesve.

Arsyeja kryesore për këtë, ashtu si me modelin e mëparshëm SE, është çmimi, sepse është modeli më i lirë i iPhone.


Paralelisht me gjeneratën e re të iPhone që do të prezantohet këtë vit, dizajnerët dhe inxhinierët e “Apple” po zhvillojnë gjithashtu një model të ri nga seria SE, të cilin, sipas informacionit të fundit, mund ta presim vetëm në vitin 2022, transmeton Telegrafi.

Ajo që pothuajse me siguri do të zhgënjejë adhuruesit e pajisjeve Apple, është se iPhone SE i ri ndoshta nuk do të ndryshojë shumë në dizajn nga viti i kaluar.

Duhet të ketë ende një LCD në vend të OLED të përdorur në telefona të rinj, me një diagonale prej 4.7 inç, raporton Zimo.

Gjithashtu, SE i ri nuk do të ketë një “notch”, por kamera do të vendoset në pjesën e sipërme mbi ekran, si në modelet e vjetra. Një risi që duhet të presim, dhe që patjetër duhet përmendur, është mbështetja për rrjetin 5G.

Ndryshime të rëndësishme në modelin iPhone SE mund të shiheshin vetëm në vitin 2023, kur pritet një ekran 6.1 inç, si dhe një kamerë e përparme e vendosur në një ekran. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori