Në kërkim të votës së 80-të për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të provojë të sigurojë votën e deputetit Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sot në orën 15:00 në Prishtinë do të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti me Adem Hoxhën, për të siguruar votën e këtij të fundit për Vjosa Osmanin.
Sipas burimeve të sigurta edhe të shtunën ishte mbajtur një takim mes Hoxhës dhe Kurtit, por nuk ishte arritur marrëveshja, që ky deputet të marrë pjesë në seancën ku do të votohej për presidentin e Kosovës, pasi Kurti nuk kishte ofruar asgjë në kompensim për votën, shkruan Telegrafi.
Ende nuk dihet se cilat janë kërkesat konkrete, por mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente janë modeste dhe kanë të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.
Duke e konsideruar si të mjaftueshme votën e Hoxhës, mësohet se LVV nuk do ta kontaktojë deputetin Fadil Gashi nga Iniciativa Rome.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur sot se janë në bisedime me disa deputetë, të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur