LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae paralajmërojnë këngën e re “You”

DJ Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae paralajmërojnë këngën e re “You”
DJ Regard (Foto: Instagram)

Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae, kanë njoftuar për projektin e tyre të ri të quajtur, “You”.

DJ kosovar, këngëtari e kompozitori australian dhe artistja kanadeze do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të premten (16 prill).


Kënga u paralajmërua për herë të parë në TikTok, me Troye duke postuar një video të tij dhe Tate duke kënduar së bashku.

“Kur përpiqem të rikthehem, të kthehem te ti / Kur flas me miqtë e mi flas për ty / kur Hennessy është i fortë, gjithçka që shoh është ti” – thuhet në një pjesë të këngës.

Dardan Aliu (emri i vërtetë i Regard) po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e tij.

Ai sivjet u nominua për herë të parë në mbrëmjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”.

Dy shqiptarë nga Kosova, Dua Lipa dhe Regard të nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Brit Awards 2021
Lexo po ashtu Dy shqiptarë nga Kosova, Dua Lipa dhe Regard të nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Brit Awards 2021

I njëjti u nominua për “Këngën më të mirë britanike të vitit” për “Secrets”, të cilën e solli vitin e kaluar në bashkëpunim me Raye.

View this post on Instagram

A post shared by Regard (@djregardofficial)

Troye i lindur në Afrikën e Jugut tashmë nuk është i huaj për të punuar me producentë të njohur, ai më herët ka bashkëpunuar me yjet si: Martin Garrix, Mark Ronson dhe Zedd.

Në anën tjetër, Tate McRae ishte një nga artistet që ‘shpërtheu’ gjayë 2020 me këngën “You Broke Me First”, duke grumbulluar kështu 100 milionë transmetime në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/