LAJMI I FUNDIT:

9 viktima dhe 341 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

9 viktima dhe 341 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 2256 që nga nisja e pandemisë.

Në buletin ditor mësohet gjithashtu se nga 3007 testime të kryera, 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive me coronavirus.


Ajo që bie në sy është rënia e dukshme e personave të shtruar në spitalet që kanë nevojë për trajtim më të specializuar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë. /Telegrafi/