LAJMI I FUNDIT:

Apple përdor këngët e Dua Lipës për të ndihmuar njerëzit që belbëzojnë dhe kanë probleme me shqiptime

Apple përdor këngët e Dua Lipës për të ndihmuar njerëzit që belbëzojnë dhe kanë probleme me shqiptime
Foto: Dua Lipa/Instagram

Gjiganti Apple po punon për një projekt për të ndihmuar njerëzit me belbëzime duke përdorur këngë nga emrat e famshëm si: Dua Lipa, Lizzo dhe Fatboy Slim.

Nga krijimi i makinës së parë Apple në një orë të re Apple dhe iPad, ka shumë artikuj në axhendën e Apple tani, dhe njëri përfshin një projekt për të ndihmuar njerëzit që belbëzojnë – me muzikë, shkruan Business Insider.


Gjiganti i teknologjisë ka krijuar projektin e listave të dëgjimit “Saylists” në bashkëpunim me Warner Music për të ndihmuar njerëzit me çrregullime të zërit-zë (SSD), sipas BBC.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke përdorur këngë nga artistë si: Dua Lipa dhe Lizzo, listat e dëgjimit janë në shënjestër të atyre që përpiqen të shqiptojnë tinguj të caktuar si “ch (ç në shqip)” ose “f” dhe atyre që kanë belbëzime.

“Ndihma për njerëzit të shprehin veten e tyre është në zemër të asaj që ne bëjmë – dhe ne shpresojmë që duke krijuar një mjet terapeutik aq tërheqës dhe të arritshëm sa ‘Saylists’, ne mund të ndihmojmë këdo që po lufton me fjalët e tyre”, tha shefi ekzekutiv i Warner Music, Tony Harlow.

Projekti bazohet në një algoritëm që analizon mbi 70 milioën këngë në dyqanin e Apple Music dhe zgjedh ato që përsërisin tingujt e vështirë më shpesh.

Ndër 173 këngë të zgjedhura deri më tani janë “Don’t start now” e Dua Lipës, “Good as Hell” të Lizzos dhe “Right Here, Right Now” nga Fatboy Slim.

Një studim i fëmijëve me zhvillim të vonuar të të folurit në Bavari, Gjermani, sugjeroi që ata të përfitonin nga terapia muzikore, duke raportuar “ndryshime të rëndësishme klinikisht”.

Ana Biavati-Smith, një terapiste e të folurit dhe gjuhës e cila punoi me Warner Music në projekt, tha se Saylists “ofrojnë një mënyrë të re argëtuese për të praktikuar tingujt që u mësoj fëmijëve, pa u ndjerë nën presion ose duke u mërzitur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori