LAJMI I FUNDIT:

Si duhet t’i blejmë këpucët në varësi të formës së këmbëve

Si duhet t’i blejmë këpucët në varësi të formës së këmbëve

Ne e dimë që kur blini një palë këpucë, forma e këmbës është e fundit që mendoni, ose më mirë të themi: Nuk e mendoni fare. Mirëpo anatomia luan një rol të rëndësishëm në rehatinë e këpucëve

Faktori që ndikon është gjatësia e gishtërinjve.


Përgjithësisht, tri janë format e këmbëve: egjiptiane, romake dhe greke.

FORMA EGJIPTIANE

Karakteristikat: Gishti i madh është më i gjati, ndërsa të tjerët vijnë duke u zvogëluar në gjatësi.

Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë të rrumbullakët ose pak të zgjatur.

FORMA ROMAKE

Karakteristikat: Gishti i parë, i dytë dhe i tretë janë në të njëjtën gjatësi, të tjerët jo.

Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë katrore ose të rrumbullakët.

FORMA GREKE

Karakteristikat: Gishti i dytë i këmbës është më i gjati

Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme të zgjatur, me majë.