LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Pres që Kosova ta ekstradojë Ismailoviqin

Zaev: Pres që Kosova ta ekstradojë Ismailoviqin

Shkupi kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqit njëri nga të dënuarit për rastin “Monstra”, konfirmoi Zaev.

Ai pret nga autoritetet e Kosovës që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë Afrim Ismailoviqin.

“Ne moti kemi kërkuar ekstradimin dhe pres nga autoritetet e Kosovës t’i konfirmojnë marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut janë obliguar dhe kjo do ta përforcojë edhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kuptohet, askush nuk është fajtor derisa me vendim të plotëfuqishëm kjo nuk konfirmohet, por besoj se në këtë rast kjo u konfirmua me vendim gjyqësor. Pres që autoritetet e Kosovës miqësore, ta respektojnë të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, tha Zaev sot në Veles


Afrim Ismailoviq, është arrestuar në Kosovë, pas një aksidenti trafiku në Prishtinë. Ismailoviq u ftua për intervistim në stacionin policor dhe pas verifikimit të kaluarës penale, Ismailoviqit figuroi me urdhër-arrest nga Republika e Maqedonisë së Veriut.