LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator

Maqedoni: Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator

Zyrtarisht, me 95 vota “pro”, 12 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, me çka i njëjti shtyhet për në muajin shtator.

Kjo vjen pasi krerët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, ranë dakord në një takim në mes tyre, javën e kaluar.

Kërkesa e opozitës për shtyrje të regjistrimit bazohej në numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19, por kanë mospajtim edhe për metodologjinë.


Kundër shtyrjes së regjistrimit kanë qenë vetëm partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ata thonë se procesi i regjistrimit në Maqedoni është operacion politik, e jo vetëm statistikor.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë duhej të zbatohej nga 1 prilli deri më 21. Ndërkohë regjistrimi i mërgimtarëve ka nisur në mars dhe ai nuk do të ndërpritet, por do të përfundojë në shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori