LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj përkujton masakrën në Lybeniq të Pejës: Nderimi për të rënët është thirrje për drejtësi

​Haradinaj përkujton masakrën në Lybeniq të Pejës: Nderimi për të rënët është thirrje për drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 22-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës, ka bërë sot homazhe, me ç’rast tha se nderimi për të rënët është edhe thirrje për drejtësi.

Haradinaj tha se masakra në Lybeniq nga forcat serbe është një ndër më të mëdhatë në Kosovë, ku ende ka të pagjetur.

“Sot jemi në Lybeniq, në përvjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, sidomos të kësaj pjese të Kosovës. Ende ka të pagjetur, bashkëkombasit tanë, qytetarë e fëmijë janë masakruar në këtë vend. Nderimi për ta është thirrje për drejtësi por edhe thirrje për të ecë në rrugën e lirisë, na obligojnë varret e e gjitha ajo sakrificë që ka ndodhur këtu”, u shpreh Haradinaj.


Ndryshe, më 1 prill 1999, në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare serbe kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori