Profesoresha Vjollca Visoka-Hasani, i konsideron fabrikime e njollosje të autoritetit lajmin e medieve serbe të cilat shkruajnë se shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë.
Visoka-Hasani në një prononcim për Telegrafin tha se nuk e di qëllimin për të cilin po bëhen këto lajme, por theksoi se ajo asnjëherë nuk është regjistruar në atë universitet të përmendur.
“Ato portale serbe janë jo-serioze. Nuk ka të bëjë me mua ajo absolutisht, nuk e di pse po fabrikohen pasi këto janë lajme të fabrikuara. Unë asnjëherë nuk kam qenë, as nuk e di ku ekziston ai universitet. Asnjëherë nuk kam shkel në atë universitet, as nuk kam dërguar ndonjë ndonjë dokument, nuk jam regjistruar aty, as nuk kam kaluar asnjë provim në atë universitet, e as nuk kam mbrojt ndonjë temë ndonjëherë aty”, deklaroi Visoka-Hasani për Telegrafin.
Ajo u shpreh se titulli i disertacionit të saj nuk përkon me titullin e asaj që mediet serbe kanë publikuar.
“I konsideroj lajme, fabrikime, njollosje e autoritetit për të cilat do të marrim masa, vetëm ta shohim deri ku po shkojnë, sepse unë sinqerisht nuk po e kuptoj qëllimin që e kanë ata atje. Aferat e tyre janë diçka tjetër, por unë nuk jam pjesë e tyre. Unë studimet i kam të përfunduara në Shkup, i kam të nostrifikuara, diplomat i kam të verifikuara në institucionet përkatëse të Maqedonisë së Veriut, në Gjykatë e të tjera. Janë dëshmitë, janë njerëzit. Emri im nuk ka të bëj asgjë me atë Universitet”, deklaroi ajo për Telegrafin.
Visoka-Hasani tha se i ka kërkuar Universitetit në fjalë informacione shtesë, ndërkaq u shpreh se përgjigja e tyre ishte vetëm një datë e lindjes dhe vendi i lindjes, të cilat nuk përkojnë me ato të vërtetat.
“Unë i kërkova universitetit në fjalë informata shtesë dhe ato çka e kthyen pas, ishte një datë e imja e lindjes në vitin 1958, e lindur në Pejë, që nuk rezulton aspak me të dhënat e mia reale. Do të thotë është fabrikim mbi fabrikim. Unë edhe kolegët jemi duke e përcjellë si ngjarje, nuk më intereson çka shkruajnë ata, sepse ju thashë janë lajme të pavërteta. Nuk përkon as titulli i disertacionit tim, nuk është ai i cili po thuhet nga ata”, tha Visoka-Hasani.
“Derisa po përmendet emri dhe mbiemri im, thuhet se jam unë. Por, unë nuk jam ai person”, theksoi Visoka Hasani, e cili shtoi se tendenca është që të njollosen këta persona.
“Mbetemi që të shohim tash rrugën ligjore, jo me Serbinë sepse po i bie sikur unë po e pranoj një lajm i cili është nga një portal jo-serioz. Do të shohim nëpër rrugë ligjore se si mundemi me e sqarua këtë sepse është njollosje e autoritetit të secilit që është përmend aty”, theksoi Visoka-Hasani.
Ndryshe, siç shkruan Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijevic dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijevic.
I përmendur në po të njëjtin artikull, Ilaz Duli po ashtu ka thënë për Telegrafin se “Asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje”.
Duli shtoi se “ai universitet është akredituar në 2006 në Ministrinë e Arsimit, ndërkaq kur e kishte kryer ai doktoraturën kishin dalë disa mosmarrëveshje.
“Atëherë ky universitet i ka degët në gjitha ish-Jugosllavinë dhe kur nuk kanë mundur të akreditohen këtu, atëherë e kam marr në të njëjtin Universitet në Shkup të Maqedonisë”, tha Duli për Telegrafin.
Duli theksoi se doktorata e tij është e e vërtetuar në Ministri të Arsimit e në Gjykatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta