LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen e ditarëve të një shkolle në Fushë Kosovë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen e ditarëve të një shkolle në Fushë Kosovë

Rreth një javë më parë në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës ishin vjedhur ditarët e shkollës.

Në lidhje me këtë vjedhje, Policia e Kosovës kanë arrestuar sot tre të dyshuar, të cilat dyshohet se kishin vjedhur dhjetë ditar.


Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se pas identifikimit të të dyshuarve janë gjetur edhe ditarët.

“Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të  Fushë Kosovës kanë arrestuar sot tre persona lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës. Rasti është denoncuar në polici më datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë. Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve”, njoftoi Borovci.

Ai tha se “Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori