LAJMI I FUNDIT:

Policia, gazetarët dhe edukatorët janë në grupin e atyre që do të vaksinohen nga java e ardhshme

Policia, gazetarët dhe edukatorët janë në grupin e atyre që do të vaksinohen nga java e ardhshme

Grupi kombëtar teknik për imunizim kundër COVID-19 ka sjellë vendim që nga fillimi i javës së ardhshme, të fillojë edhe vaksinimi i të punësuarve në strukturën kritike të shtetit.

Gjithsej 4 mijë vaksina do të ndahen për këtë kategori, nga 24 mijë të cilat do të arrijnë nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në strukturën kritike përfshihen: punonjësit e MPB që janë më të rrezikuar dhe për të cilët MPB duhet të paraqesë listat sipas rrezikut, punonjësit e ARM-së gjithashtu sipas listës së paraqitur nga institucioni për grupet më të ekspozuara, gazetarët, punonjësit në prokurori dhe gjykata, shoferët e autobusëve të NTP-së, zjarrfikësit, personeli i kopshteve dhe stafi pikave pagesore.


“Me këtë vendim Grupi kombëtar teknik për imunizim mendon se do të mbrohen të punësuarit që kanë më shumë kontakte dhe janë në rrezik më të madh”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë grupet e tjera, sipas shkallës së rrezikut, do të vaksinohen në fazat e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë i kujton qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë plotësisht masat për mbrojtje personale.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori