LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shfaqet me të brendshme, pasi Kanye deklaroi se divorci mes tyre nuk do të ndodhë

Kim Kardashian shfaqet me të brendshme, pasi Kanye deklaroi se divorci mes tyre nuk do të ndodhë
Kim Kardashian Foto: Instagram/kimkardashian

Kim Kardashian është rikthyer sërish në “SKIMS” për të promovuar linjën e re të të brendshmeve.

Bukuroshja brune ka realizuar një fotosesion të ri, për të cilin u komentua shumë në rrjet, shkruan Mirror.

40-vjeçarja të njëjtat i ndarë në rrjetin social Instagram, duke marrë vëmendje me fizikun e formësuar.


Derisa merrte poza para kamerë, Kim u vërejt e veshur me të brendshme me ngjyre bezhë.

Flokët e kapura gërsheta i kishte mbrapa kokës, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të hapura.

Ky fotosesion vjen pas disa deklaratave të Kanye West, i cili pretendon se divorci mes dyshes nuk do të ndodhë.

Përndryshe dyshja janë në procedura gjyqësore për t’u ndarë, pasi kishin krisje të shumta në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/