LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja shprehet e ‘tmerruar’ nga vrasja e protestuesve në Mianmar – besohet se 114 persona vdiqën brenda një dite

SHBA-ja shprehet e ‘tmerruar’ nga vrasja e protestuesve në Mianmar – besohet se 114 persona vdiqën brenda një dite

SHBA-ja ka thënë se është e “tmerruar” nga vrasja e shumë protestuesve në Mianmar, që ndodhi në ditën e shtunë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi ushtrinë si një “mbretëri terrori”, që po sakrifikonte jetën e njerëzve për t’i shërbyer disave”.


Bëhet e ditur se e shtuna ishte dita më vdekjeprurëse që kur ushtria mori kontrollin muajin e kaluar.

Besohet se 91 njerëz janë vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë, në mesin e tyre një pesëvjeçar
Lexo po ashtu Besohet se 91 njerëz janë vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë, në mesin e tyre një pesëvjeçar

Shefat e mbrojtjes nga disa vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, lëshuan të dielën një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga dhuna.

Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë (AAPP) e konfirmoi vdekjen e së paku 91 personave. Ndërkohë, faqja lokale e lajmeve Myanmar Now e çoi numrin e viktimave në 114, derisa Kombet e Bashkuara thanë se po merrnin raporte për “shumë të vrarë” dhe qindra të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori