Hamami i Madh i Prishtinës pritet që të hyjë në një fazë të restaurimit dhe shndërrimit në muze. Rreth një milion euro janë paraparë që të investohen në këtë objekt të trashëgimisë kulturore.
Më shumë se gjysma e projektit do të financohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) si dhe punimet do të kryhen nga një kompani që përzgjedhjet nga Qeveria turke.
Kështu thonë në Komunën e Prishtinës, institucion ky që do të investojë pjesën e mbetur të të hollave.
Por, projekti që është prezantuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës, ka nxitur reagime të shumta për shkak se Hamamit të Madh i është ndërruar emri në “Fatih Hamami Muzesi”.
Blerim Latifi, profesor në Universitetin e Prishtinës, kundërshton faktin që Qeveria turke të financojë dhe zbatojë restaurimin e këtij objekti të trashëgimisë.
“TIKA ka investuar fonde të mëdha në objekte të caktuara të trashëgimisë historike, të cilat kanë referenca nga historia e Perandorisë Osmane. Mirëpo, ky investim në shumë raste nuk i ka respektuar fare principet, ligjet, kushtet ligjore të restaurimit. Përkundrazi, ato në shumë raste kanë ndërhyrë duke fshirë gjurmë origjinale në objektet e trashëgimisë sonë historike dhe duke krijuar modifikime të ndryshme në funksion të qëllimeve ideologjike aktuale të cilat i ka presidenti turk (Recep Tayyip Erdogan)”, shprehet Latifi.
Latifi thotë se është skandaloz propozimi për emërtimin e Hamamit të Madh të Prishtinës me emërtimin “Fatih Hamami Muzesi”.
Në rast se mbahet ky emërtim, sipas profesorit Latifi, atëherë ky objekt kulti shndërrohet në muze të Sulltan Mehmetit II, që sipas tij njihet për sundimin e egër tridhjetëvjeçar të popullatës shqiptare.
“Ngritja e një muzeu të tillë në kryeqytetin e Kosovës përbën njëlloj fyerje, një lloj fyerje ndaj kujtimit historik të atyre viktimave, të atyre ngjarjeve. Është një lloj lëndimi, ofendimi i sensit tonë të lirisë edhe i sensit tonë të identitetit kombëtar”, tha Latifi.
Latifi thotë se projekti i TIKA-s për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë duhet të anulohet në mënyrë që të mos lejohet të ndodhë e njëjta gjë që ka ndodhur me xhamitë që janë financuar nga shteti turk.
Komuna e Prishtinës: Është keqkuptim
Por, në Komunën e Prishtinës mohojnë se do të ndryshohet emri i hamamit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se është krijuar keqkuptim lidhur me ndryshimin e emrin të Hamamit.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u shpreh se TIKA nuk ka vendosur asnjë kusht dhe pas restuarimit, Hamami i Madh do të shërbejë për ekspozita, konferenca dhe ngjarje të tjera që do të organizohen nga komuna që ai udhëheq.
“Vitin e kaluar kemi kërkuar financim nga Agjencioni Zhvillimor Turk, TIKA dhe kemi marr përgjigje pozitive. TIKA po financon edhe Qendrën e Autizmit dhe Sindromës Down dhe ka financuar edhe projekte të tjera sociale. Nuk kanë kërkuar e as që kërkojnë që Hamami të jetë muze, e as që të quhet në një mënyrë apo tjetrën. Kjo ndërtesë quhet Hamami i Madh dhe do të mbetet me atë emër”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkaq, Ardian Berisha, që udhëheq Drejtorinë e Kulturës në Prishtinë, thotë se projekti i Hamamit ka marrë miratimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe se ditët në vijim do të vazhdohet me procedurat tenderuese.
“Tash janë procedurat e tenderimit dhe të përzgjedhjes së kompanisë punuese, e për proceduara dhe të përzgjedhjes së kompanisë kujdeset Qeveria turke atje sepse ne, siç e dimë, nuk kemi kompani të specializuar në konservimin dhe restaurimin e objekteve të tilla të trashëgimisë kulturore”, tha Berisha.
IKMM nuk e trajton kërkesën pa u qartësuar emri
Përkundër kësaj që thonë në Komunën e Prishtinës, në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) bën të ditur se me datë 3 mars, 2021, ka refuzuar të trajtojë lëndën për Hamamin e Madh të Prishtinës, pikërisht për shkak të emërtimit.
“Komisioni i IKMM-së , më 06.03.2020, ka refuzuar ta trajtojë lëndën për Hamamin e Madh të Prishtinës , përderisa nuk do të përmirësojë emërtimin e tij nga Hamami Fatih në atë Hamami i Madh, ashtu siç është emërtimi në listën zyrtare të trashëgimisë kulturore”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, drejtori i këtij institucioni, Ismet Hajrullahu.
Hajrullahu bën të ditur se projekti i propozuar nga organizata “TIKA” parasheh që Hamami i Madh i Prishtinës të shndërrohet në muze kulture.
Ditë më parë, në një reagim të gjatë profesori i antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, Arsim Canolli, iniciativën për restaurim të Hamamit e ka quajtur “tjetërsim i vlerave” të trashëgimisë kulturore.
“Ky është precedent i rrezikshëm. Rikonstruktimet e tilla nuk janë trashëgimi kulturore, por ideologji politike”, shkroi Canolli.
Ndërrimi i destinimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, sipas profesorit Canolli, hap probleme të reja në Kosovë, sidomos me objektet ortodokse.
“Nëse ky rikonstruktim bëhet, atëherë krijohet precedent për ridestinime/ridimensionime të vlerave të trashëgimisë kulturore. Kësisoj, Kosova e ka të vështirë në dialogun e ardhshëm të argumentojë kundër rindërtimit të kishave mesjetare nga Kisha Ortodokse Serbe, që është synim i tyre”, ka shkruar Canolli.
Hamami i Madh apo siç edhe quhet Hamami i Sulltan Mehmet Fatihut, është ndërtuar në shekullin XV dhe është një nga pak monumentet e epokës së Perandorisë Osmane në Prishtinë.
Kohë më parë, ky objekt është restauruar pasi ishte në gjendje të keqe.
Që nga viti 2012, Hamami i Madh është pjesë e trashëgimisë kulturore me vendimin të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Çfarë është TIKA?
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është themeluar në vitin 1992.
Sipas përshkrimit në ueb-faqen e kësaj organizate, qëllimi i themelimit është zhvillimi i një bashkëpunim të fuqishëm me hapësirat gjeografike që kanë lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Turqinë.
TIKA është aktive në më shumë se 150 vende duke përfshirë vendet e Ballkanit, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.
Kjo organizatë turke ka bërë investime të shumta në objektet e kultit. Dhjetëra xhami janë restauruar në Kosovë përmes donacioneve të kësaj organizate.
Përveç në objekte kulti, TIKA investon në Kosovë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si dhe në arsim. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje