LAJMI I FUNDIT:

Mianmar, kreu i puçit ushtarak zotohet të ‘mbrojë demokracinë’

Mianmar, kreu i puçit ushtarak zotohet të ‘mbrojë demokracinë’

Udhëheqësi ushtarak i Mianmar, Min Aung Hlaing, ka premtuar të “mbrojë demokracinë” derisa regjimi paralajmëroi protestuesit anti-grusht shtetit të mos dalin në rrugë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Hlaing, duke folur në telvizionin kombëtar për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, premtoi përsëri zgjedhje të tjera, por nuk dha asnjë datë.

Televizioni shtetëror paralajmëroi në një transmetim tjetër të premten se protestuesit mund të rrezikojnë të qëllohen në “kokë dhe nga mbrapa”.


Më shumë se 320 njerëz janë qëlluar për vdekje në shtypjen e protestave që kur ushtria mori kontrollin në Mianmar më 1 shkurt.

“Ushtria kërkon të bashkojë duart me të gjithë kombin për të mbrojtur demokracinë”, tha Min Aung Hlaing në një transmetim të drejtëpërdrejtë të shtunën. /Telegrafi/