LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për masakrën e familjes Berisha: Përherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat e agresionit serb

Hoxhaj për masakrën e familjes Berisha: Përherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat e agresionit serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar familjen Berisha nga Suhareka, e cila u masakrua 22 vite më parë nga forcat paramilitare serbe.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shkruan se marsi është muaji i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë.

“Sot përkujtojmë anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët 22 vite më parë u vranë dhe masakruan nga forcat paramilitare serbe. Marsi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë”, shkruan Hoxhaj në Facebook.


Ai po ashtu theksoi se “Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj – derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori