LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja nga Argjentina vaksinohet kundër COVID-19, nga gëzimi i madh fillon të vallëzojë

Gjyshja nga Argjentina vaksinohet kundër COVID-19, nga gëzimi i madh fillon të vallëzojë

Guvernatori i Buenos Airesit, Axel Kicillof, në profilin e tij në Twitter ka publikuar videon e një gjyshe e cila vallëzon nga gëzimi pasi vaksinohet kundër COVID-19.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ajo pasi merr vaksinën fillon të vallëzon – duke habitur të pranishmit me këtë gjest, transmeton Telegrafi.


“Liri nuk nënkupton se nuk duhet akoma të ndaleni të kujdeseni për veten, liria është vaksina”, ka porositur guvernatori duke tentuar të bind qytetarët të vaksinohen kundër coronavirusit.

Siç raportojnë mediat lokale, më shumë se 2.9 milionë doza të vaksinave i janë dhënë Argjentinës – përkatësisht më së shumti janë shpërndarë në Buenos Aires. /Telegrafi/