Më shumë se njëqind kimikate të ndryshme gjenden në trupin e njeriut, nga të cilat 55 nuk janë regjistruar deri më tani, dhe 42 janë kimikate “misterioze”, origjina e të cilave nuk dihet, tregoi një studim i ri nga Universiteti i San Francisko.
Sipas hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ka shumë të ngjarë që këto kimikate të vijnë nga produkte të konsumit dhe burime të tjera industriale.
“Këto kimikate kanë të ngjarë të kenë qenë në njerëz për një kohë të gjatë, por tani teknologjia po na ndihmon t’i identifikojmë ato më mirë”, tha Tracy Woodruff, një profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në universitet.
Substancat u gjetën gjithashtu në gjakun e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre të porsalindur, gjë që tregon se këto kimikate mund të udhëtojnë nëpër placentë dhe të transmetohen te foshnjat. “Është alarmante që ne jemi ende duke parë kimikate të caktuara që udhëtojnë nga gratë shtatzëna tek fëmijët e tyre, që do të thotë se këto kimikate mund të jenë me ne për gjenerata”, tha ajo
Për të identifikuar kimikatet e bëra nga njeriu që përfundojnë në trupat e njeriut, ekipi shkencor përdori spektrometrin e masës me rezolucion të lartë (HRMS). Janë identifikuar gjithsej 109 substanca, nga të cilat 55 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit dhe 42 janë kimikate “misterioze”, për të cilat nuk dihet me siguri se nga vijnë dhe për çfarë përdoren, shkruan KP.
“Është shqetësuese që ne nuk mund të identifikojmë përdorimin ose burimet e kaq shumë prej këtyre kimikateve”, tha Woodruff. Shkencëtarja i bëri thirrje Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së “të bëjë një punë më të mirë” dhe kërkoi që industria kimike të standardizojë raportet mbi përbërësit e saj kimikë dhe zbatimin e tyre.
“Ata duhet të përdorin fuqitë e tyre për të siguruar që ne të kemi informacionin e duhur për të vlerësuar rreziqet e mundshme shëndetësore dhe për të hequr kimikatet e rrezikshme nga tregu”, përfundoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore