LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në magazinën e nëndheshme të një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

Zjarr në magazinën e nëndheshme të një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në kryeqytet dhe nuk është arritur që të shuhet që prej pasdites.

Flakët kanë shpërthyer në një magazinë mallrash që prej orës 16.00. Me gjithë ardhjen e zjarrfikëseve në vendngjarje, ndërhyrja ka qenë pothuajse e pamundur, për shkak se magazina ndodhet në katin e nëndheshëm.


Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar, dyshohet edhe për një punonjës të humbur mes flakëve.

Dyshohet se një prej punonjësve i identifikuar si Arjan Sala prej më shumë se katër orësh është bllokuar në magazinën që ende po digjet tek “Casa Italia”. Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojën e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi, duke thënë se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori