LAJMI I FUNDIT:

Çitaku reagon pas deklaratave të Kosnett: Atifete Jahjaga nuk ishte produkt i asnjë zarfi

Çitaku reagon pas deklaratave të Kosnett: Atifete Jahjaga nuk ishte produkt i asnjë zarfi

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, lidhur me deklaratat ku tha se ‘ka shkuar koha e presidentëve që dalin nga zarfi.

Çitaku përmes një postimi të gjatë në Facebook, thotë se atëkohë zgjedhja e Atifete Jahjagës Presidente, nuk ishte produkt i asnjë zarfi.

“Mora shkas nga një deklaratë e mikut tim, Ambasadorit Philipp Kosnett, për të dhënë disa sqarime sa i përket zgjedhjes së Znj.Atifete Jahjaga si Presidente e Republikës së Kosovës. Pikë së pari, Presidenjta Atifete Jahjaga i ka shërbyer Kosovës me dinjitet dhe nder. Sa për qartësim, zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”. “Zarfi” nuk ka ekzistuar fare. Askush nuk ka lobuar apo ushtruar asnjëlloj presioni tek udhëheqësit politik Kosovar për të zgjedhur Jahjagen”, tha Çitaku.


Tutje theksoi se pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundshëm për President të vendit, Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.

Kosnett: S'kërkojmë nga deputetët që të votojnë individë të caktuar për president, por të qëndrojnë në sallë për t'i shmangur zgjedhjet
Lexo po ashtu Kosnett: S'kërkojmë nga deputetët që të votojnë individë të caktuar për president, por të qëndrojnë në sallë për t'i shmangur zgjedhjet

“Gjatë përvojës sime prej më shumë se dy dekadash në politikën Kosovare, e kam provuar në lëkurë dhe e njoh fare mirë prezencën e presionit ndërkombëtar (Gjykata Speciale, Marrëveshja për Asociacionin, Demarkacioni me Malin e Zi etj etj). Zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë një nga këto raste”, shkroi ajo.

Më tej u shpreh se  vetë Jahjaga nuk ka shkuar ta lus as Ambasadën Amerikane, as ndonjë nga partitë politike, që ta zgjedhin apo ta votojnë atë Presidente të Republikës së Kosovës.

“Përkundrazi, si dëshmitare e dorës së parë, mund të ju them me sinqeritet të plotë se kanë qenë partitë politike ato të cilat i kanë kërkuar me ngulm Jahjaga që ta pranoj këtë detyrë. Ndonëse vetëm 35 vjecare, Znj.Jahjaga atëbotë ishte Zëvëndës Drejtore e Policisë së Kosovës me gradën Gjeneral-Nënkolonel (grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Jug-Lindore) dhe një karierë shembullore në shërbimin publik”, shtoi Çitaku.

Sipas saj, Jahjaga pranoi kërkesën e partive politike për të shpëtuar Kosovën nga ngërci sepse e kuptoi atë si thirrje të detyrës ndaj atdheut.

“Përfundimisht, Jahjaga është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota për. Do të ishte mirë që Jahjaga t’i ipej mirënjohja e merituar për shërbimin e shkëlqyer si Presidentja e parë grua, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Evropën Jug-Lindore”, shkruan Çitaku, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori