22 vjet pas, Telegrafi ju sjell disa nga kujtimet përmes videove të veprimeve të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, të cilat janë shpërndarë viteve të fundit nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Ndër tjerash kujtojmë kohën kur Kosova po ballafaqohej me një spastrim etnik dhe gjenocid, ndërsa aleatët perëndimor kishin vendosur që kjo të mos vazhdonte më.
Kështu, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), NATO, më 24 mars të vitit 1999, filloi sulmet ndaj caqeve serbe.
Dhe njeriu që kishte dhënë “dritën jeshile” për fillimin e fushatës së bombardimeve kishte qenë, presidentit amerikan në atë kohë, Bill Clinton.
Në këtë drejtim, presidenti Clinton kishte mbajtur një fjalim historik para popullit amerikan, një përmbledhje të së cilit ua sjellim më poshtë:
Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës.
Kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe.
Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.
Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci.
Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen.
Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë.
Shkurt, nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë.
Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë, ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme.
Ndryshe, sulmet e NATO-s zgjatën 78 ditë, deri në momentin e arritjes së asaj që quhet Marrëveshja e Kumanovës.
Kështu ndodhi edhe kapitullimi i Slobodan Millosheviqit dhe forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.
Përveç fjalimit të presidentit Clinton, ua sjellim edhe disa video të tjera në të cilat ish-presidenti amerikan shihet në vende të ndryshme, me aktivitete që kanë të bëjnë me Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos