LAJMI I FUNDIT:

“Sha je be tu folën”, sjell episodin e gjashtë me protagoniste Adriana Matoshin

“Sha je be tu folën”, sjell episodin e gjashtë me protagoniste Adriana Matoshin
Foto: Grejza Production/YouTube

Seriali i ri komik “Sha je be tu folën”, po vazhdon të sjell episode interesante për shikuesit.

Aktorët e serialit “O Sa Mirë”, tashmë të konvertuar në këtë serial, kanë gjetur veten në karakteret e reja.


Në episodin e ri, njëherësh të gjashtin me radhë u shfaq edhe aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi.

Foto: Grejza Production/YouTube

Ajo vjen në një rol ndryshe nga ‘Sasa’, por gjithmonë në karakterin e saj të humorit.

Pjesë e këtij episodi është po ashtu edhe prezantuesja e njohur, Ana Rrustemi.

Seriali “Sha “e be tu folën” është një prodhim ekzekutiv i producentëve dhe aktorëve Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati. /Telegrafi/