Osmani: Përforcimi politik dhe ushtarak i Aleancës është interes i yni i përbashkët
Mbaroi dita e parë e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Njëherit ky është takimi i parë ku Ministri i Punëve të Jashtme merr pjesë fizikisht, që nga anëtarësimi ynë në NATO.
Sipas njoftimit të MPJ-së, në dy sesionet e sotme nga takimi, ministrat iu referuan çështjeve që kanë të bëjnë me prioritetet strategjike të Aleancës, siç janë stabiliteti rajonal, sfidat hibride dhe sajber, kontrollit të armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve. U shqyrtua edhe stabiliteti në fqinjësinë e NATO-s, lufta kundër terrorizmit dhe gjendja në Afganistan dhe Irak.
Në sesion të posaçëm, ministrat dhanë sugjerimet dhe pikëpamjet në raport me zhvillimin e dokumentit “NATO 2030”, që do të jetë lëndë e miratimit në takimin e radhës të shefave të shtetit dhe qeverive në Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Në paraqitjet e tij, Ministri Osmani theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si aleate e re në kuadër të Aleancës, në përforcimin e sigurisë rajonale, si dhe participimin aktiv në kuadër të ruajtjes së sigurisë globale. Osmani e potencoi edhe kontributin e shtetit në raport me prioritetet e Aleancës në ballafaqimin me kërcënimet e sigurisë dhe sfidat. Në këtë kontekst, Ministri Osmani e theksoi edhe kontributin që Aleanca e jep në luftën kundër terrorizmit dhe aktivitetet e mëtejmë të ndërmarra për ballafaqimin me këtë kërcënim. Ai shprehu mbështetje për propozimet strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtejmë konceptual të ardhmërisë së Aleancës të përfshira në NATO 2030:
“Agjenda e NATO 2030 në kohë të duhur ofron pikëpamje ambicioze për të ardhmen e Aleancës në dekadën e ardhshme. Ne pajtohemi me synimet e parashtruara: NATO të mbeten ushtarakisht e fuqishme, politikisht të bëhet më e fortë dhe të ketë qasje më të fuqishme globale”, theksoi Osmani.
Në kuadër të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, MPJ Osmani u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken. Temë e bisedimeve ishte partmeriteti strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, e cila paraqet bazë për miqësi afatgjate ndërmjet dy vendeve.
Në margjinat e takimit, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar. Në takim u hapën më shumë tema aktuale, për progresin e raporteve bilaterale, perspektivën evropiane të vendit, posaçërisht me fokus në kryesimin e ardhshëm të Sllovenisë me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit 2021.
“Qëllimi jonë është i qartë, anëtarësim i plotë në BE dhe të gjithë përpjekjet tona janë në këtë drejtim, të punojmë në mënyrë evropiane për t’i arritur vlerat evropiane. Presim valorizimin e arritjes sonë nga partnerët tanë”, tha Osmani në takimin me Logar.
Takimi ministror i NATO-s vazhdon nesër me shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Aleancës në interes të paqes dhe sigurisë së rendit botëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Kërkesa për rritjen e pagave, Qeveria dhe Sindikata e AOJSHQ-së do të takohen pas kthimit të kryministrit nga SHBA-të
Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit