LAJMI I FUNDIT:

Postimi i parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë

Postimi i parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey shiti shkrimin e tij të parë në Twitter, dhe ky është po ashtu shkrimi i parë në këtë rrjet social.

Oferta përfundimtare ishte 2.9 milionë dollarë.


Shkrimi u bë më 21 mars 2006. Ai është shpërndarë më shumë se 120,000 herë dhe është pëlqyer më shumë se 160,000 herë, shkruan CNN.

Një version i autografuar në mënyrë digjitale u ble 15 vjet më vonë, pothuajse në të njëjtën datë kur u shënua, nga Sina Estavi, CEO i shërbimit malajzian, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është vetëm një shkrim i zakonshëm në Twitter! Unë mendoj se vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të këtij shkrimi, si piktura e Mona Lisa”, shkroi Estavi të hënën.

Estavi pagoi me kriptovaluten Ethereum, sipas faqes në internet ku ishte shitur shkrimi.

Dorsey tha se ai menjëherë do të konvertojë paratë nga shitja e tij në Bitcoin dhe të ardhurat do të dërgohen në Give Directly Africa Fund, një organizatë bamirësie që ndihmon njerëzit në varfëri në atë kontinent kryesisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori