LAJMI I FUNDIT:

QETËSI

QETËSI

Poezi nga: Johann Wolfgang Von Goethe
Përktheu: Safete S. Juka

Gjithkah për rreth
Qetësi.
S’ka nji re n’hapësinë të qiellit.
As nji fllad s’lot gjetht e pyllit.
Liqeni i gjanë
Pa valë
I kaltërt shtrihet.
As kush nuk shihet,
Asnji zhurmë s’ndihet
Anë e mbanë nesh.
Kish të gjente paqe dhe zemra e jeme
n’kët paqe për rreth!