LAJMI I FUNDIT:

Situatë e padëshirueshme te Kosova: Arijanet Muric largohet nga kampi për arsye disiplinore

Situatë e padëshirueshme te Kosova: Arijanet Muric largohet nga kampi për arsye disiplinore

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Arijanet Muric është larguar nga kampi ku po qëndron skuadra për arsye disiplinore.

Pa dhënë ndonjë detaj shtesë, bëhet e ditur se gardiani i Dardanëve nuk është me pjesën tjetër të skuadrës.

Me një njoftim në ueb-faqen zyrtare, FFK ka lënë vetëm atë ku thuhet se Muric nuk është në kamp për shkak të arsyeve displinore.


Edon Zhegrova mohon të jetë përleshur me Arijanet Muricin
Lexo po ashtu Edon Zhegrova mohon të jetë përleshur me Arijanet Muricin

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Foto: Njoftim nga FFK.com/Prsc

Ende nuk është konfirmuar, mirëpo besohet se brenda kampit të Përfaqësueses së Kosovës kishte një përplasje të ashpër mes lojtarëve.

Publikohet logoja e re e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës
Lexo po ashtu Publikohet logoja e re e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës

Duket se Arijanet Muric e ka filluar të gjithën, duke pasuar më pas edhe përjashtimi i tij nga ekipi.

Nuk është bërë ende e ditur nëse ai do të paraqitet në ndeshjet e muajit mars, aty ku Dardanët zhvillojnë tre takime, dy nga to për kualifikime në Kupën e Botës. /Telegrafi/