Kancelarja gjermane Angela Merkel po kërkon të zgjasë kufizimet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit deri në muajin prill, raporton AFP, duke cituar një dokument qeveritar.
Diskutimet e kancelares Merkel me udhëheqësit e landeve do të zhvillohen të hënën (22 mars). Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.
Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100 mijë banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha të dielën Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI).
Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Për shembull, të premten, autoritetet në qytetin e Hamburgut shtrënguan masat e kontrollit pasi niveli shtatë-ditësh u rrit mbi 100. Tani ky rajon është në një bllokim shumë më të ashpër.
Të dielën (21 mars) u raportuan 13,733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.
Sipas RKI, që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 2.659.516 raste me coronavirus. Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shumë raste të të infektuarve nuk zbulohen. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë