LAJMI I FUNDIT:

Zejtarët e Maqedonisë presin ndihmën e premtuar

Zejtarët e Maqedonisë presin ndihmën e premtuar

Zejtarët kërkojnë sa më parë të votohen ligjet dhe të paguhet ndihma e premtuar financiare, sepse shumë prej tyre janë në skaj të ekzistencës.

Kryetari i Odës së zejtarëve të Maqedonisë së Veriut (OZRMV) dhe i Odës rajonale Kumanovë, Agron Fazliji, pret që pagesën e rrogave dhe hapje të mundësive për aplikim të kredive pa normë interesi. Sipas tij, këto janë masa të premtuara me pakon e pestë nga Ministria e Ekonomisë. Ai bëri thirrje sa më shpejtë të votohen ligjet të cilat janë në procedurë dhe në interes të shumë veprimtarive, që të shpëtohen kompani të shumtë dhe të ruhen vendet e punës.


“Bëjmë thirrje që zejtarët sa më parë ta marrin ndihmën nga shteti, sepse janë në pozitë të palakmueshme dhe me vështirësi kalojnë muajin. Vetëm gjatë një dite në Kumanovë pesë zejtarë i mbyllën shitoret, vazhdimisht na lajmërohen zejtarë nga i tërë shteti dhe kërkojnë që ndihma të arrijë sa më parë tek ata. Ne kërkojmë urgjentisht të sillen ligjet dhe të ndihmohemi nga shteti. Prej fillimit të krizës, e deri më sot, akoma jemi në pozitë të palakmueshme dhe jemi ndër sektorët më të goditur. Neve nuk na interesojnë grindjet partiake, ne na nevojitet ndihmë. Para krizës asnjëherë nuk kërkuam mbështetje nga shteti”, theksoi Fazliji.

Ai konsideron se me pakon e pestë të masave ekonomike do të tejkalohen muajt e vështirë, ndërkaq shpreson se nga mesi i pranverës do të rifillojë ekonomia dhe se do të arrijnë gradualisht të luftojnë me pasojat nga pandemia njëvjeçare, por nëse kriza vazhdon, sipas tij, do të kërkojnë edhe njëherë ndihmë nga shteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori