LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 30 vjet burg dorasi që kishte tentuar ta vriste këngëtarin Ibrahim Tatlises

Dënohet me 30 vjet burg dorasi që kishte tentuar ta vriste këngëtarin Ibrahim Tatlises

Është dhënë gjykimi për Abdullah Uçmak, i cili plagosi këngëtarin e famshëm turk, Ibrahim Tatlises me armë në vitin 2011.

Atij u shqiptua dënimi nga Gjykata Turke me 30 vjet burg për ‘vrasje në tentativë me paramendim’, shkruan Haber Turk.


Këngëtari, i cili ka famë edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme u plagos rëndë gjatë një sulmi në Stamboll po atë vit, kur po largohej nga Nurol Plaza në Maslak.

Tatlises dhe shoqëruesi i tij ishin sulmuar aso kohe nga pesë persona të paidentifikuar.

Ngjarja kishte ndodhur pas daljes së tij nga zyrat e kanalit televiziv Beyaz TV pas mesnate, dhe kishte qenë duke hipur në veturë kur ndodhi sulmi.

Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me Kalashnikov u panë të largohen me veturë.

Tatlises dhe shoqëruesi i tij ishin dërguar në spital ku edhe iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se Tatlises është qëlluar më parë në këmbë në vitin 1990, ndërsa në vitin 1998 i shpëtoi pa lëndim një atentati tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori