LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë Prokuroria e Shtetit ngriti 44 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale

Për 24 orë Prokuroria e Shtetit ngriti 44 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit në një njoftim për media ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 13 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 16 personave të dyshuar dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.


Lexoni më poshtë aktakuzat e ngritura nëpër prokuroritë themelore nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, si dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit,kundër katër personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për paraburgim ndaj një personi dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar tri raste të ndara, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori