LAJMI I FUNDIT:

Rrufeja godet brenda një mali në New Mexico – shpartallon pemën duke e ndarë ‘në një milion copë’

Rrufeja godet brenda një mali në New Mexico – shpartallon pemën duke e ndarë ‘në një milion copë’

Një alpinist amerikan ka kapur në mënyrë të përsosur një moment mahnitës kur një rrufe e fuqishme godet një pjesë të një mali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia e bërë në kohën e duhur është realizuar nga Phil Garcia, ndërsa ishte në shëtitje me miqtë e tij në Pecos, New Mexico.

Garcia, 28 vjeç, i cili punon në një vendpushim skish në Santa Fe, arriti të bënte vetëm një fotografi gjatë motit të keq.


Siç bëhet e ditur, rrufeja ishte aq e fuqishme sa shkatërroi një pemë gjatë procesit, duke lënë vetëm trungun e saj.

“Ne ishim duke ecur në shtigjet e pasme kur pamë një rrufe që goditi pak përpara kësaj, kështu që unë nxora aparatin tim”, ka thënë Garcia.

Gjithsesi, “Tingulli – ishte i egër. Ne ishim disi të shqetësuar, kështu që u larguam shumë shpejt nga atje”.

“Ju mund të ndjenit fuqinë e saj. Shpartalloi pemën duke e ndarë në atë që duhej të ishte një milion copë – gjithçka që mbeti ishte trungu”.

Garcia e kishte bërë fotografinë qershorin e kaluar, por e postoi së fundmi atë në një grup të komunitetit të New Mexico në Facebook. /Telegrafi/