LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears dëshiron të nisë një jetë të re në Hawaii me të dashurin e saj, Sam Asghari

Britney Spears dëshiron të nisë një jetë të re në Hawaii me të dashurin e saj, Sam Asghari

Gjërat duket se po ndryshojnë për Britney Spears dhe fansat e saj shpresojnë se nuk do të shkojë shumë derisa ajo të kthejë kontrollin e jetës së saj.

Përpjekjet e fundit me ‘konservatorin’ thuhet se e kanë bërë këngëtaren më të sigurt për të fituar lirinë, dhe një burim pranë 39 vjeçares tregon se gjëja e parë që po planifikon të bëjë është të marrë një aeroplan e të largohet.

“E gjithë ajo që dëshiron të bëjë është të tërhiqet në një parajsë të largët për një ose dy vjet me Sam Asghari, të dashurin e saj prej katër vitesh”, thotë një burim. “Ajo duhet të largohet nga ky ‘burg’ ku ka qenë në të gjithë jetën. Ajo po shikon vende si Hawaii për t’u marrë më shumë me veten”.


Britney Spears (Foto: Getty Images)

Azhurnimi më i fundit në lidhje me situatën e Britney erdhi muajin e kaluar, kur një gjykatës vendosi që babai i saj, Jamie Spears duhet të ndajë pushtetin mbi punët e vajzës me një kompani private financiare.

Kjo forcoi shpresat e fansave, të cilët dëshirojnë ta shohin artisten të lirë nga konservatori i saj 13 vjeçar, dhe duket se vetë tekst-shkruesja amerikane pret me padurim të ardhmen.

“Britney po ndihet më optimiste për gjërat tani sesa ka që kur filloi e gjithë kjo sprovë”, thotë më tej burimi.

Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Getty Images)

“Në fillim të konservatoritetit, ajo po pranonte faktin që jeta e saj kishte dalë jashtë kontrollit dhe i duheshin rregulla për ta rikthyer në rrugën e duhur. Por kjo ishte shumë kohë më parë tani. Dokumentari i fundit televiziv, së bashku me lëvizjen ‘Free Britney’, me të vërtetë i kanë rritur shpresat për të ardhmen. Ajo ndjen se me Sam në krah të saj, ka dritë në fund të tunelit dhe ajo ka një pamje të mirë për të kthyer jetën e saj”.

Fansat e Spears duhet ta dinë që këngëtarja pëlqen të udhëtojë dhe shpesh ndan imazhe nga pushimet.

Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Getty Images)

Nëna e dy fëmijëve do të dëshironte të ishte në gjendje të udhëtonte nëpër botë me Sam dhe djemtë e saj Sean, 15 vjeç dhe Jayden, 14 – të cilët kryesisht jetojnë me babanë e tyre.

“Ajo do të dëshironte të shkonte duke kërkuar ishuj në Paqësor ose Karaibe, por edhe diku më larg, të tilla si Indonezia ose Lindja e Largët”,vazhdon burimi. “Ëndrra e saj përfundimtare është të largohet me Sam dhe të fillojë një jetë krejt të re diku të largët si Hawaii – një destinacion që gjithmonë ka dashur ta vizitojë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori