Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tre muajt e fundit nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me listën esenciale
Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin me të lartë të pacientëve të infektuar me coronavirus, por përkundër kësaj Qendrat Mjekësore Familjare në këtë komunë tash e tre muaj nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me barna e pajisje të listës esencial.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi i cili tha se këto mungesa në furnizim janë duke u munduar t’i mbulojnë me kontratat vetanake të Komunës.
Por siç tha ai edhe ato kontrata tashmë pothuajse janë shpenzuar.
“Tre muajt e fundit kemi pasur disa probleme në furnizimin nga lista esenciale nga Ministria e Shëndetësisë të cilat jemi munduar që t’i mbulojmë nga kontratat vetanake. Mirëpo të cilat nuk i kemi në pakufi dhe të pashtershme edhe ato e kanë një limit dhe të njëjtat edhe ato i kemi shpenzuar duke u munduar që t’i ruajmë kapacitetet tona qoftë edhe në ato më të thjeshtat edhe në sistemet e infuzionit dhe shiringat nuk jemi furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në mungesë të tyre po furnizohemi nga kontratat tona…I kemi koncentruar kryesisht tek rastet me COVID dhe në Urgjencë për rastet urgjente ka raste që ndoshta në qendrat më të vogla ose ku aty ku nuk ka urgjent të mungoj ndonjë ditë….Besoj që në ditët në vazhdim presim një përmirësim më të mirë edhe nga niveli qendror”, theksoi Gashi.
Ai tha se për KosovaPress ka deklaruar se tashmë në kryeqytet numri i rasteve aktive është dyfishuar dhe kjo si pasojë e fushatës së partive politike dhe pakujdesisë së qytetarëve.
Sipas tij, krahas rasteve pozitive në komunën e Prishtinës janë rritur edhe kërkesat për shërbime mjekësore të cilat ofrohen në Mjekësinë Familjare në Kalabri.
“Tani i kemi rreth 2700 raste aktive në kryeqytet kur para një muaji kishim 1100 është më shumë se dyfishuar numri i tyre, duke iu falënderuar parafushatës dhe fushatës si një prej faktorëve kryesore, por normalisht edhe një lirie të madhe ose një pakujdesie në përgjithësi nëpër të gjithë sektorët për mos t’ia hedh fajin vetëm fushatës, por e vendosi theksin në atë. Tani kemi një numër shumë më të madh të rasteve…03’33 Numrat nuk më shqetësojnë, më shqetësojnë kërkesat e qytetarëve për ndihmë të cilat javën e fundit janë rritur jashtëzakonisht shumë dhe këtë e masim me parametrin e qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime në qendrën numër 7 në Emshir për terapi paranterale, infuzione dhe trajtim paranteral“, theksoi Gashi.
Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet shprehet kundër shtimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por shton se duhet të rritet mbikëqyrja dhe zbatimi i atyre aktuale.
Ai thekson se janë duke i analizuar rastet spitalore dhe nëse do të ketë nevojë do të shtojnë kapacitet në Qendrën Mjekësore Familjare në Kalabri ku tash e sa muaj ofrohen shërbime mjekësore vetëm për pacientët me coronavirus.
“Mendoj që masat janë të mjaftueshme por nuk jam ithtar i kufizimeve dhe karantinimeve ekstra, mirëpo zbatimin e rekomandimeve të cilat janë mendoj që është e mjaftueshme një rritje e mbikëqyrjes, mirëpo e kam potencuar disa parafushata, fushat dhe pakujdesia……Ndoshta do rrisim kapacitetet brenda asaj qendre do e rrisim numrin e dhomave dhe punëtorëve shëndetësor e në tejkalim të këtyre hapësirave edhe mundësive atëherë të shohim eventualisht që edhe ndonjë aneks i ndonjë qendre sepse e kemi të pamundur që të lirojmë një qendër komplet sepse mbesin 20 mijë banor pa shërbime të tjera dhe ata duhet të shpërndahen nëpër qendra tjera dhe ajo pastaj shkakton kaos dhe do jetë problem për qytetarët tjerë”, u shpreh ai.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë me coronavirus pozitivë kanë rezultuar 574 raste, kurse betejën me COVID-19 e kanë humbur 13 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 11 mijë e 58 persona, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 77.827. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës