Enti Shtetëror i Statistikave kundërshton shtyrjen e afatit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni
Pushteti mbetet në qëndrimin se Regjistrimi i popullsisë duhet të vazhdojë, ndërsa po shqyrton mundësitë për vendosjen e protokolleve shtesë për mbrojtje nga Covid19, të cilat duhet ti respektojnë regjistruesit në terren. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se për tu mbrojtur qytetarët gjatë regjistrimit, procesi mund të zhvillohet në vende të hapura.
“Lidhur me protokollet shëndetësore, gjithkund ku ka mundësi, regjistrimi do të bëhet në hapësira të hapura, respektivisht në oborret e shtëpive dhe para ndërtesave. Plotësisht, gjatë regjistrimit do të respektohen në mënyrë absolute të gjitha rekomandimet e KSI-së. Sipas kësaj, nuk ka vend për anulimin e operacionit statistikor”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga Enti shtetëror i Statistikave, thonë se shtyrja e regjistrimit do të hapte më shumë komplikime, e do të nevojiten edhe ndryshime ligjore. Zv. drejtori i Entit për zgjidhjen e këtij problemi ka një tjetër propozim.
“Të zgjatet periudha do të thotë, të mos jetë 21 ditë por të bëhet 40 ditë apo pse jo edhe më tepër. Edhe më mirë do të jetë edhe për ne si Ent shtetëror për Statistika, por edhe regjistruesit në terren të kenë hapësirë më tepër për të komunikuar me familjet që duhet të regjistrohen dhe të shohin gjendjen se si është. Do të thotë të paralajmërojnë, të caktojnë takimin dhe të ndalen në terren të bëjnë regjistrimin praktik- deklaroi Ilmi Selami, Enti i Statistikave.
Nga OBRM-PDUKM, mbesin në qëndrimin që për shkak të rritjeve të rasteve të reja me koronavirus, regjistrimi duhet të ndërpritet. Nga grupi parlamentar i opozitës maqedonase, presin që të mbështetet iniciativa e tyre në Kuvend.
“Iniciativa për ndërprerjen e regjistrimit tashmë është vendosur në seancën të Kuvendit më 23 mars, e ne presim që kjo iniciativë të pranohet dhe regjistrimi të ndërpritet, në periudhën kur numri i të infektuarve me covid-19 për çdo ditë rritet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se tashmë janë regjistruar mbi 60 mijë qytetarë nga diaspora. Më pak të interesuar janë qytetarët që banojnë në Kanada dhe Australi.
“Mesatarja tregon se në vend të parë është Zvicra me 16 mijë qytetarë të vetëregjistruar, që sipas numrave të vlerësuar deri tash paraqet vetëm një të katërtën e qytetarëve tona atje. Vijon gjermania me rreth 10 mijë, Italia me 6 mijë e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi. Në SHBA po përmirësohet gjendja në aspekt të interesit të qytetarëve për tu vetë regjistruar’ pohoi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme
Osmani, deklaroi se sot përfundoi afati për regjistrimin e diplomatëve dhe familjarët e tyre, ndërsa regjistrimi i tyre është kryer me sukses. Regjistrimi i diasporës filloi më 1 mars dhe do të përfundojë më 21 prill, kur përfundoi i gjithë proces i regjistrimit në vend./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?