LAJMI I FUNDIT:

“Duket si fundi i botës”: Pekini goditet nga stuhia më e rëndë e rërës në një dekadë

“Duket si fundi i botës”: Pekini goditet nga stuhia më e rëndë e rërës në një dekadë

Kryeqyteti kinez u mbulua nga “tymi” të hënën ndërsa përjetoi atë që zyra e saj e motit e ka quajtur stuhia më e rëndë e rërës në një dekadë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stuhia shkaktoi një rritje të paparë në matjet e ndotjes së ajrit – me nivelet e ndotjes në disa rrethe me 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar.


Si pasojë, shkruan BBC, qindra fluturime janë anuluar ose kanë aterruar pasi qielli u kthye në një mjegull pluhuri me pamje apokaliptike.

Supozohet se rëra po sillet nga erërat e forta nga Mongoli, vend që po përjeton stuhi të rënda rëre, të cilat tashmë kanë rezultuar në gjashtë vdekje ndërsa dhjetëra njerëz mbeten të zhdukur.

Media “Global Times” e Kinës raportoi se të paktën 12 provinca në vend, duke përfshirë kryeqytetin, janë prekur.

Moti ka të ngjarë të vazhdojë gjatë ditës të hënën dhe të përmirësohet natën, shtoi ai.

“Duket si fundi i botës”, tha banorja e Pekinit, Flora Zou për agjencinë e lajmeve Reuters. “Në këtë lloj moti, unë me të vërtetë, nuk dua të jem jashtë”.

OBSH aktualisht vendos nivele të sigurta të cilësisë së ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave ndotëse (PM) që gjenden në ajër. /Telegrafi/