LAJMI I FUNDIT:

Melihate Tërmkolli: Do ta filloj aktivizimin në mbrojtje të djathtizmit në këtë vend

Melihate Tërmkolli: Do ta filloj aktivizimin në mbrojtje të djathtizmit në këtë vend

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se do të vazhdojë aktivitetin e saj për të mbrojtur djathtizmin në Kosovë, që sipas saj ka rënë sot.

Tërmkolli u shpreh se ajo nuk është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që po i shtrembërohen deklaratat.

“Nuk jam largu nga LDK-ja. Janë makinacione propagandistike. E dinë ata pse, më dëgjojnë ata shumë mirë deklaratat e mira edhe live kur i jap, edhe ato mi shtrembërojnë, le t’i shtrembërojnë, por s’kanë mem ndalë kurrë. Kurrë s’kanë mem ndalë, as nuk kanë mem thy asnjëherë”, u shpreh Tërmkolli në Kanal10.


Ajo u pyet nëse do të vazhdojë të jetë aktive ne LDK, ku theksoi se ajo do të luftojë për të djathtën shqiptare.

“Jo vetëm që jam aktive, por tek tash do ta fillojë aktivizimin edhe më të madh, në mbrojtje të djathtizmit në këtë vend, sepse me sot djathtizmi në Kosovë ra, edhe formalisht. Djathtizmi në Kosovë ra sot edhe formalisht. Këtë e din shumë mirë Muhamet Hamiti, do të duhej me ditë. Pse janë oportunistë, është punë e tyre, natyrisht i ka mendimet e veta i ka qëndrimet e veta, i respektoj pa fund por unë do të luftoj për të djathtën shqiptare”, u shpreh Tërmkolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori